E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet arsyeja, ja pse kryeministri Haradinaj udhëtoi në Amerikë
Bota

Zbulohet arsyeja, ja pse kryeministri Haradinaj udhëtoi në Amerikë

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se kryeminstri Ramush Haradinaj ka udhëtuar sot për në Amerikë me ftesë të Komunitetit Katolik Shqiptar, raporton Gazeta Express. 

Në këtë rast, Haradinaj do të marrë pjesë në shënimin e 108 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë.

Gjithashtu do të takohet edhe  me përfaqësues të komunitetit shqiptar katolik në Amerikë dhe autoritete të Detroitit si dhe zyrtarë tjerë të SHBA-së.

“Kryengritja e Malësisë ishte vazhdimësi e kryengritjeve anti-osmane në Kosovë, 1908-1910 dhe i parapriu ngritjes së flamurit në Vlorë nga Ismail – Qemal Vlora si dhe shpalljes së mëvetësisë së shtetit shqiptar më 1912.

Në nderim të kësaj date dhe gjithë rrugëtimit historik të popullit shqiptar për liri dhe, në nderim të rolit dhe kontributit të ShBA-së po në këtë rrugëtim, kryeministri Haradinaj do të zhvillojë takime me përfaqësues të shumtë të organizatave shqiptaro-amerikane dhe personalitete të tjera që kanë dhënë kontribut në këtë drejtim”, shkruhet në njoftimin e Qeverisë./GazetaExpress

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.