Zbulohet arsyeja përse u fshinë të gjitha këngët e festivalit nga Youtube
As kënga e fitueses Arilena Ara, apo kënga e Elvanës që numëronte miliona klikime nuk gjenden në kanalin zyrtar të RTSH-së në YouTube.
Për këtë ka reaguar vetë RTSH, e cila ka treguar se fshirja e këngëve vjen si pasojë e një problemi teknik.
Të kontaktuar nga Anabel.al, RTSH bëri me dije se kjo situatë do të jetë e përkohshme dhe e gjithë lista e këngëve do të shfaqet sërish në playlist, pasi problemi të zgjidhet.
Ndonëse këngët pjesëmarrëse nuk janë, në kanalin e RTSH-së në YouTube, gjenden performancat e konkurrentëve nga nata e parë, dytë dhe finale e Festivalit të Këngës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



