E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet  arsyeja pse produksioni do të shpallë  Romeon fitues!
Lajme

Zbulohet arsyeja pse produksioni do të shpallë Romeon fitues!

Zbulohet arsyeja pse produksioni do të shohë Romeon fitues

Që Romeo Veshaj ‘duhej’ të shpallej fitues nga produksioni, u mësua që pa nisur mirë ky Big Brother .

Fillimisht mendonim se arsyeja ishte meqë Top-i ndihej ‘borxhli’ ndaj Donaldit dhe këtë duhet ta shlyente tek binjaku i tij. Më pas pamë që e gjithë familja Veshaj ishte ‘integruar’ në TCH.

Por ditën e djeshme u qartësuan edhe më shumë gjërat. Publikimi i promo-s së filmit serial të Romeos dhe Elvana Gjatës na ‘hapi sytë’. Bëhet fjalë për serialin ‘Tenxherja Kapakun’, ku regjisori i parë hoqi dorë sepse nuk duronte dot ‘tekat’ dhe kapriçiot e protagonistëve.

E meqë duhej një reklamë e mirë për shitjen e tij, me patjetër Romeo, një nga protagonistët, duhet të dilte personazhi pozitiv i BBV3, të cilit të gjithë i bien në qafë dhe ai duron ose përlotet me dashuri.

Të shumta ishin mesazhet e ndjekësve, të cilët dyshonin tek Romeo jo vetëm si aktor, por edhe si njeri që nuk i ka mirë punët me ‘leximin’. Sigurisht kishte nga ata që e tepronin, duke e quajtur ‘analfabet’, por kishte edhe më të moderuar, të cilët mendonin që përpjekja e TCH për ta nxjerrë Romeon njeri me vlera, ishte e dështuar.

Seriali mbetet për t’u parë, ndërsa fituesin e Big-ut jua kemi treguar shumë kohë më parë./pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.