E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet emri i një prej autorëve, tjetri i iku policëve me vrap
Lajme

Zbulohet emri i një prej autorëve, tjetri i iku policëve me vrap

Tiranë- Policia e Tiranës ka dhënë detajet e para lidhur me të shtënat dhe plagosjen me armë zjarri në zonën e ish-Bllokut, ngjarje kjo e ndodhur rreth orës 19:00 të kësaj të shtune.

Blut e kryeqytetit bëjnë të ditur se Ilir Shkurti 32 vjeç është plagosur pas një konflikti të çastit pranë ambienteve të një kar bafeje.

Gjithashtu, policia njofon se ka bllokuar automjetin e autorëve tip “Benz” në tentativë për t’u larguar si dhe ka shoqëruar në komisariat një prej të dyshuarve si autor i ngjarjes, i identifikuar si Kridens Mecollari.

Policia është vënë në ndjekje të autorit tjetër të ngjarjes i cili ka mundur të zbresë nga automjeti dhe të largohet në brendësi të pallateve.

Njoftimi i policisë

Falë reagimit të menjehershëm të shërbimeve të Policisë në kohë rekord u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të plagosjes me armë  të një shtetasi si dhe bllokimi i mjetit me të cilin autorët u larguan nga vendi I ngjarjes.

Rreth orës 19:00, në vendin e quajtur “Shallvaret” në afërsi të një bar-kafeje, dyshohet se pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri  shtetasi I. Sh, 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i reagimit të menjehershëm të sherbimeve  të Policisë në kohë rekord u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë për veprime të metejshme i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasit K. M, 38 vjeç dhe bllokimi i mjetit tip “Benz” që u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit tjetër të ngjarjes i cili ka mundur të zbresë nga automjeti dhe të largohet në brendësi të pallateve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.