E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet kandidati që do të votohet nesër në Kuvend për në Kushtetuese
Lajme

Zbulohet kandidati që do të votohet nesër në Kuvend për në Kushtetuese

Kuvendi do të emërojë nesër anëtarin e dhjetë të Gjykatës Kushtetuese. Dy kandidaturave që u diskutuan dje në Komisionin e Ligjeve, Marjana Semini dhe Ardjan Dvorani do të përzgjidhet ky i fundit.

Një ditë më parë, Komisioni parlamentar i Ligjeve kaloi vetëm me votat e socialistëve 3 kandidatët që do të votohen në seancë plenare për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kishte dërguar në Kuvend një listë me 4 kandidatë të renditur sipas një pikëzimi të vlerësimit të tyre, nga të cilët sipas përcaktimeve ligjore Kuvendi voton një prej tre emrave të parë të listës.

Lista kryesohej nga Marjana Semini me 93.66 pikë, ndjekur nga Ardian Dvorani me 92.44 pikë, Gent Ibrahimi me 88.38 dhe Arta Vorpsi me 88.22 pikë.

Por Ibrahimi, i listuar i treti, është dekretuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Komisioni vendosi që të mos marrë parasysh emrin e tij dhe të zhvillojë seancë dëgjimore me 3 kandidatët e tjerë.

Semini dhe Dvorani u paraqitën në seancë dhe parashtruan platformat e tyre për Gjykatën Kushtetuese dhe arsyet pse kërkonin të ishin anëtarë të saj.

Ndërsa, Vorpsi nuk u paraqit në seancë, duke argumentuar se ishte e katërta sipas pikëve, ndërkohë që fituesi zgjidhet mes tre kandidatëve.

Me shumicë votash komisioni kaloi në seancë të tre kandidatët, ndërsa deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim.

Ardian Dvorani dhe përplasjet e tij me politikën

Ardian Dvorani aktualisht është anëtar në Gjykatën e Apelit Administrative, ndërkohë që më parë ka qenë edhe anëtar i Gjykatës së Lartë.

Ai më herët ka marrë edhe çmimin si njeriu i vitit 2021 në luftën ndaj korrupsionit nga departamenti i shtetit për Shqipërinë.

Dvorani u vu në qendër të debatit politik në vend me përplasjen që pati me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Ky i fundit e kallëzoi gjyqtarin në prokurori për falsifikim ndërkohë që SPAK pushoi akuzën për mungesë provash.

Kujtojmë se debati dhe përplasja Meta-Dvorani u bë për çështjen e listës së emërimeve për në Gjykatën Kushtetuese kur gjyqtari drejtonte Këshillin e Emërimeve në Drejtësi pranë gjykatës së lartë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.