E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet një tjetër shtëpi bari me sipërfaqe 400 metra katrorë, arrestohen dy persona!
Lajme

Zbulohet një tjetër shtëpi bari me sipërfaqe 400 metra katrorë, arrestohen dy persona!

Në pranga edhe dy punonjës të OSHEE-së (EMRAT)

Magazinë rreth 400 metër katror, zbulohet një tjetër shtëpi bari, në arrestohen dy persona! Në pranga edhe dy punonjës të OSHEE-së

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Çinari”. Operacioni, nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Zbulohet në Krujë, një magazinë që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, që furnizoheshin përmes një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike.

Janë arrestuar 2 shtetas që u kapën në flagrancë në magazinë, si dhe u shpallën në kërkim pronari i banesës dhe 2 shtetas të tjerë.

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë dhe 2 punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre.

Gjatë operacionit policor të koduar “Çinari” u arrestuan në flagrancë shtetasit Gjon Gazulli dhe Gojart Pelivani, të kapur nga shërbimet e Policisë në ambientet e magazinës.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi Velidjan Broca pronar i magazinës, si dhe shtetasit Dashamir Vathi dhe Ledjan Vathi, vëllezër me njëri-tjetrin, të dy bashkëpunëtorë të shtetasit Velidjan Broca.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë edhe 2 punonjës të OSHEE-së, Ardian Hysa, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së dhe Lulzim Mançe, me detyrë lexues i aparatit matës pranë OSHEE-së.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 700 bimë të dyshuara narkotike, llamba elektrike, aspiratorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultvimin e bimëve narkotike në ambient të mbyllur.

Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me DVP Durrës, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Çinari”.

Ky operacion u zhvillua bazuar në informacionet e siguruara se në lagjen “Abaze”, në qytetin e Krujës, në një magazinë, kultivoheshin bimë narkotike. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e magazinës me sipërfaqe rreth 400 metër katror, kanë gjetur dhe sekuestruar 700 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo, me anë të llambave dhe pajisjeve të tjera, që furnizoheshin përmes një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Gj. G., 23 vjeç, banues në Shkodër dhe G. P., 18 vjeç, banues në Krujë, të cilët janë kapur në ambientet e magazinës;

– A. H., 22 vjeç, banues në Krujë, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së dhe L. M., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, me detyrë lexues i aparatit matës, pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

-V. B., 38 vjeç, banues në Krujë, pronari i banesës;

-D. V., 32 vjeç dhe L. V., 31 vjeç, banues në Krujë (vëllezër), bashkëpunëtorë me shtetasin V. B.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 700 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Në drejtimim e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.