Zbulohet shuma marramendëse, ja sa para i hoqi Rama nga duart Akademisë së Shkencave
Zgjedhjet e sotme në Akademinë e Shkencave për kryetarin dhe nënkryetarin e saj, kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si një farsë dhe deklaroi se do të ndërpriste fondet për këtë institucion.
“Meqë “Akademia” zgjodhi farsën uroj të gjejnë dhe fondet për vijimin e farsës!Fondet tona do t’i shkojnë universitetit për kërkim shkencor” u shpreh Rama.
Por sa i kushton buxhetit shqiptar në një vit ky institucion? Sipas një raporti nanciar të vitit të kaluar, ky institucion ka marrë nga buxheti i shtetit 96 milionë lekë të reja në 2016-ën. Nga këto 94 milionë janë shpenzime pagash dhe 2 milionë lekë të reja investime. Ky institucion nuk ka asnjë mënyre sponsorizimi apo nancimi tjetër përvecse buxhetit të shtetit.
Kjo nuk është një shifër aspak e vogël për një buxhetin e qeverisë shqiptare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



