E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Zbythet” Nallbati, zbardhen emrat që garojnë për postet kyçe në Polici
Lajme

“Zbythet” Nallbati, zbardhen emrat që garojnë për postet kyçe në Polici

Procesi për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj në tre nga departamentet më të rëndësishme të Policisë së Shtetit ka hyrë në një fazë të rëndësishme, pas hapjes së garës nga kryepolici Skënder Hita. Në total janë nëntë kandidatë që kanë paraqitur aplikimet, të gjithë me gradën e kërkuar “drejtues”, për të konkurruar në strukturat kyçe të sigurisë.

Bëhet fjalë për Departamentin e Policisë Kriminale, atë të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Departamentin e Kufirit dhe Migracionit – tre hallka thelbësore në funksionimin e Policisë së Shtetit.

Në listën e aplikantëve spikasin emra të njohur në radhët e bluve, mes tyre drejtori aktual i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi. Po ashtu në garë janë edhe Lorenc Panganika, një oficer me eksperiencë të gjatë, drejtori aktual i Kufirit Saimir Muça, si dhe Artan Barjaktari, Idajet Faskaj, Lutfi Minxhozi, Ferdinand Mara, Hergis Jica dhe drejtori aktual i Operacionales Alban Dautaj.

Ajo që bie në sy është mungesa në këtë proces e drejtuesit aktual të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, i cili konsiderohet si “numri dy” në hierarkinë e Policisë së Shtetit. Mosaplikimi i tij konfirmon largimin nga ky post, të cilin e mbante prej 1 gushtit 2022.

Me largimin e Nallbatit, një nga postet më të rëndësishme, ai i Policisë Kriminale, pritet të drejtohet nga një emër i ri. Në këtë garë, më të favorizuar konsiderohen Lorenc Panganika dhe Alban Dautaj, të dy me një karrierë të gjatë dhe eksperiencë në strukturat policore.

Pas mbylljes së aplikimeve, pritet të nisë faza e konkurrimit dhe vlerësimit të kandidatëve. Në fund të procesit do të bëhet pikëzimi, ku tre kandidatët më të vlerësuar do të shpallen fitues. Më pas, kryepolici Skënder Hita do të përzgjedhë emrat për secilin departament dhe do t’ia propozojë ministrit Lamallari, i cili do të ketë fjalën përfundimtare me firmosjen e emërimeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.