E diel, 1 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zebervoki largohet nga Policia e Shtetit: Na shikoni si armiq!
Lajme

Zebervoki largohet nga Policia e Shtetit: Na shikoni si armiq!

“Po iki sepse ky popull ka urrejtje ndaj policave”

Marius Dervishi, i njohur për publikun si Zebervoki, ka vendosur të largohet nga radhët e Policisë së Shtetit, në një moment të ndjeshëm për institucionin, pas protestave të fundit dhe debatit të fortë publik mbi rolin e uniformave blu.

Vendimi i tij vjen si reagim ndaj klimës së krijuar në opinionin publik, ku sipas tij, policia po përballet me kritika të përgjithësuara dhe perceptime negative lidhur me menaxhimin e përplasjeve me protestuesit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se do të dorëzojë dorëheqjen në ditët në vijim, duke theksuar se ky hap nuk lidhet me pakënaqësi ndaj profesionit apo kolegëve, por me mënyrën se si trajtohet puna e policisë nga qytetarët.

Dervishi shprehet se ndjehet i demoralizuar nga etiketimet dhe gjykimet kolektive, duke theksuar se shpesh neglizhohet përkushtimi dhe sakrifica e efektivëve në terren.

Ai nënvizon se pasioni për profesionin mbetet i fortë, por klima e urrejtjes dhe përgjithësimeve e ka shtyrë drejt këtij vendimi të vështirë.

Reagimi i plotë:

Ne jemi ‘POLICIA QË NUK DUAM’, dhe për këtë arsye, nga e hëna unë dorëzoj kërkesën për dorëheqje nga puna.

Jo sepse janë policët e këqinj, jo se nuk e dua më punën time, por thjesht sepse nuk dua të jap më asnjë lloj kontributi për asgjë.

Policat gjithmonë kriminalë, policat gjithmonë dhunues, policat patronazhistë – çfarëdo epiteti që na keni vendosur.

Media kundër, populli kundër, e në fakt ne që jemi viktima po na nxirrni si autorë.

Unë nuk e kapërdij dot këtë lloj fushate ku në çdo gjë fajin e ka POLICIA.

Unë shpirtin e drejtë nuk ia kam shitur dhe, përtej çdo të mire tjetër që më ka mundësuar Zoti, prapë zgjedh të jem efektiv i një policie, por ama këtë pasion po e ‘braktis’, i nxitur nga mllefi dhe urrejtja që keni ju si popull për policat dhe nga përgjithësimi që bëni duke i konsideruar të gjithë policat njësoj.

Po mos harroni një gjë:

‘Çka nuk e sheh syri i kamerës, e sheh Zoti lart.’

Zebervoki dorëhiqet nga Policia e Shtetit: Po iki sepse ky popull ka

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.