E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zëdhënësi i Kurtit sqaron mungesën  në samitin e Diasporës që organizon Rama : Kishte angazhime…
Lajme

Zëdhënësi i Kurtit sqaron mungesën në samitin e Diasporës që organizon Rama : Kishte angazhime…

Në Tiranë u zhvillua sot Samiti i tretë për Diasporën. Me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama, aty po merr pjesë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, por jo kryeministri Albin Kurti.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu është shprehur se Kurti nuk mund të merrte pjesë në këtë samit për shkak të angazhimeve në agjendë.

“Në Samitin e Diasporës i cili po organizohet në Tiranë, nga Qeveria e Republikës së Kosovës, po marrin pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

Gjithashtu, pjesëmarrëse është dhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Për shkak të angazhimeve në agjendë, përfshirë seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku me kërkesë të opozitës do të raportojë mbi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, Kryeministri Kurti nuk ka mundur të marrë pjesë në këtë organizim”, tha Kryeziu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.