Zëdhënësi i Metës ironizon ata që “shajnë” presidentin: Ju bëftë mirë pilafi
Nderkohe qe Presidenca lajmëroi dje se brenda kësaj jave do të bëjë publik një raport për të shtjelluar opinionin e Komisionit të Venecias, zedhenesi i kreut te shtetit, Tedi Blushi ka sot nje pergjigje per te gjithe ata qe sipas tij, shfaqen ne ekrane per te “sharë Presidentin dhe “mbrojtur” Kushtetutën”.
“Jetojme ne kohe magjistaresh”, ironizon Blushi me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, teksa kujton se nderkohe qe debatet mediatike merren me Komisionin e Venecias, ne vend kapen ngarkesa me kokaine.
“Ngarkesat nisen nga Amerika Latine me banane, kapet kokainë dhe del oriz.Të dashur përsheshngrënës, ju bëftë mirë pilafi”- shkruan ai.
Mesazhi i Tedi Blushit
Sa mirë që mbrëmë rastësisht të gjitha televizionet dhe debatet e darkës u morën me Komisionin e Venecias.
Nuk lanë as agjentë të UDB-së pa nxjerrë në ekran, për të sharë Presidentin dhe “mbrojtur” Kushtetutën.
Jetojmë në kohë magjistarësh!
Ngarkesat nisen nga Amerika Latine me banane, kapet kokainë dhe del oriz.
Të dashur përsheshngrënës, ju bëftë mirë pilafi!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



