Zegjineja ironizon Balliun: O bukurosh s’të çon doktori aty ty!
Në seancën e sotme parlamentare, e cila u shoqërua me kaos dhe trazira nga opozita, deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, iu drejtua deputetit Klevis Balliu duke i thënë se nuk mund të ulet në vendin e zëvendëskryeministrit.
Balliu kishte zënë karrigen pas trazirave të shkaktuara nga deputetët demokratë, por Çaushi i bëri të qartë se nuk e lejon Berisha që të marrë atë post.
“O bukurosh, s’të çon doktori aty ty. Harroje. Nuk ulesh dot aty,” – tha Çaushi, duke shkaktuar reagime dhe tension mes deputetëve.
Situata vijon të jetë e tensionuar në Kuvend, ndërsa përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës nuk kanë të ndalur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



