Analisti Fitim Zekthi thotë se kryeministri Rama ka frikë nga humbja që mund të pësojë ndaj dhe votoi ndryshimet kushtetuese dje në Kuvend.
Në RTV Ora, Zekthi tha se rotacioni politik do të ndodhë, pavarësisht se sipas tij kryeministri po përdor një truk për t’i marrë deputetë opozitës në zgjedhjet e ardhshme.
“Rama ka frikë nga humbja që mund të pësojë. Ai prandaj këto 2-3 vitet e fundit ka ushtruar një dhunë ndaj gjithë institucioneve. As presidenti nuk ka cfarë të bëjë. Populli i këtij vendi nëse do një ditë më mirë duhet të dalë dhe të votojë masivisht. Me votime normale nuk rrëzohen këto regjime. Unë besoj se kjo do ndodhë.
Edhe ky ndryshim kushtetuese nuk e pengon opozitën që të fitoj. Është vetëm një truk i Ramës për t’i marrë disa deputetë. Nuk ka hapja listash reale, sepse 11 kandidatët e parë i zgjedh kryetari. Populli zgjedh kandidatët nga fundi. Ai do të pengojnë koalicionet sepse do që t’i rrëmbejë opozitës 4-8 mandate. Nëse do të kemi një koalicion vetëm me një listë, është ndryshe kur garojnë me lista të ndryshme, sepse ato do të luftojnë më shumë kështu. Rrotacioni do të ndodhë jo se e lejon mekanizmi, por sepse ka shkuar thika në palcë. Unë pres që zgjedhjet e ardhshme të mos kenë standarde”, u shpreh Fitim Zekthi, analist.



