Zelanda e Re gati për hapjen: Nuk do të thotë se nuk do ketë më raste të reja, por…
Zelanda e Re thotë se ka ndaluar transmetimin në komunitet të Covid-19, duke eliminuar në mënyrë efektive virusin.
Me raste të reja në pak shifra për disa ditë – Kryeministrja Jacinda Ardern tha se virusi ishte “eliminuar” aktualisht, raporton BBC.
Por zyrtarët kanë paralajmëruar kundër vetëkënaqësisë, duke thënë se kjo nuk do të thotë përfundim i plotë i rasteve të reja të koronavirusit.
Lajmi vjen disa orë përpara se Zelanda e Re të heqe dore nga bllokimet dhe kufizimet e ashpra te vendosura.
Nga e marta, disa aktivitete të biznesit, kujdesit shëndetësor dhe arsimor do të jenë në gjendje të rifillojnë.
Shumica e njerëzve do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi gjatë gjithë kohës dhe të shmangin të gjitha bashkëveprimet shoqërore.
“Ne po hapim ekonominë, por ne nuk po hapim jetën shoqërore të njerëzve,” tha Ardern në konferencën e përditshme të qeverisë.
Zelanda e Re ka raportuar më pak se 1.500 raste të konfirmuara ose të mundshme të koronavirusit dhe 19 vdekjeve.
Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit i Zelandës së Re Ashley Bloomfield tha se numri i ulët i rasteve të reja ditëve të fundit “na jep besim se ne kemi arritur qëllimin tonë të eliminimit”.
Ai paralajmëroi se “eleminimi” nuk do të thotë se nuk do të ketë raste të reja, “por do të thotë që ne e dimë se nga po vijnë rastet tona”.
Ardern tha që nuk kishte “asnjë transmetim të gjerë të zbuluar të komunitetit në Zelandën e Re”, duke shtuar: “Ne e kemi fituar atë betejë.”
Por ajo tha se vendi “duhet të mbetet vigjilent nëse duam ta mbajmë atë në atë mënyrë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



