Zelensky i drejtohet NATO-s: Keni mijëra avionë luftarakë, s’na keni dhënë asnjë!
Ne s’mund t’i blejmë, furnizimi me armatime varet nga ju
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha gjatë takimit të liderëve të NATO-s në Bruksel se Ukrainës i duhet vetëm një pjesë e armatimit të aleancës.
“Mund të na jepni 1% të të gjithë avionëve tuaj. 1 % e të gjithë tankeve tuaja. Vetëm 1 %”, iu drejtua Zelensky në një video live udhëheqësve të NATO-s.
Më pas vazhdoi: “Ju keni mijëra avionë luftarakë, por neve s’na keni dhënë ende 1. Ju kërkuam tanke për të mbrojtur qytetet tona… Ju keni të paktën 20.000 tanke, por ne nuk kemi ende një përgjigje të qartë.”
Ai i bëri thirrje që të liderëve të aleancës që të marrin vendimin e nevojshëm për të siguruar kërkesat e tij.
“Ne nuk mund t’i blejmë. Një furnizim i tillë varet drejtpërdrejt nga vendimet e NATO-s, nga vendimet politike”, tha Zelensky, teksa shtoi: “Ju lutem, mos na thoni më kurrë se ushtria jonë nuk i përmbush standardet e NATO-s. Ne kemi treguar se çfarë standardesh mund të arrijmë. Dhe ne kemi treguar se sa shumë mund t’i japim sigurisë së përbashkët të Evropës dhe botës.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



