E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zelensky në Tiranë, ministri Hasani: Moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe qëndrimin në solidaritet me Ukrainën
Lajme

Zelensky në Tiranë, ministri Hasani: Moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe qëndrimin në solidaritet me Ukrainën

President i Ukrainës Volodymir Zelensky ka mbërritur në Shqipëri. Avioni i tij është ulur në aeroportin e Rinasit.

zelensky

Presidenti i Ukrainas Volodymir Zelensky ka mbërritur këtë të martë në Tiranë. Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar nëpërmjet një statusi në platformën X, ku shprehet se është nder që Tirana pret presidentin ukrainas, duke shtuar se ky është edhe një moment kyç për marrëdhëniet mes vendeve.

“Nder i madh për të pritur Presidentin @ZelenskyyUa për në Tiranë. Një moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe qëndrimin në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë.”, shkruan Hasani.

Zelensky,  në orën 9:00 të ditës së nesërme pritet nga Rama, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Këshillit të Ministrave.

Më pas do të firmoset dhe marrëveshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës

Në orën 11:00 do të mbërrijnë liderët e Ballkanit Perëndimor në Pallatin e Kongreseve. Gjysmë orë më vonë do të nisë samiti.

Në orën 13:00 do të realizohet fotoja familjare, ndërsa në 13:00 Rama dhe Zelensky do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për media.

Kujtojmë se për  garantimin e rendit janë angazhuar Forcat Kombëtare të Sigurisë, Forcat Speciale RENEA, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe Drejtoria e Policisë Rrugore, në koordinim dhe drejtim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.