Zelensky: Nesër mbërrijnë në Kiev Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin do të vizitojnë Kievin ditën e nesërme.
“Unë nuk mendoj se ky është një sekret se tek ne do të vijë nesër sekretari i shtetit z. Blinken dhe sekretari i mbrojtjes (Lloyd Austin)” tha Zelensky në një konferencë për shtyp të mbajtur në një stacioni i metrosë në Kiev.
Zelensky u shpreh gjithashtu se “kur të jemi më të sigurt edhe, presidenti i Shteteve të Bashkuara të vijë dhe të bisedojë me ne”.
Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë mbi udhëtimin e mundshëm të dy zyrtarëve të lartë amerikanë.
Presidenti i SHBA Joe Biden tha javën e kaluar se ai ishte ende duke punuar me ekipin e tij për të përcaktuar nëse ai duhet të dërgojë apo jo një anëtar të lartë të administratës së tij në Ukrainë. Ndër liderët perëndimorë ishte kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson i cili vizitoi Zelensky në Kiev më 9 prill.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



