E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zëvëndësoi Mirlinda Karçanajn, kreu i ri i AKSHI-t në SPAK
Lajme

Zëvëndësoi Mirlinda Karçanajn, kreu i ri i AKSHI-t në SPAK

Kreu i ri i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Igli Tafa, është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në një zhvillim që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik.

Ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të pranisë së tij në SPAK, ndërsa burime pranë hetimit nuk kanë dhënë detaje mbi natyrën e kësaj paraqitjeje. Nuk dihet nëse Tafa është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni, dëshmitarit apo në një status tjetër procedural.

Lëvizja vjen pak kohë pasi ai mori drejtimin e AKSHI-t, një institucion kyç për zhvillimet digjitale dhe menaxhimin e sistemeve elektronike në administratën publike.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion mbi këtë paraqitje, ndërsa mbetet për t’u parë nëse rasti lidhet me ndonjë hetim konkret apo procedurë në zhvillim nga SPAK.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.