“Zgjedhje më 30 qershor do të ketë”- Rama nga Durrësi: Ne do të fitojmë, por edhe Luli do të deklarojë fitoren
Kryeministri Edi Rama gjatë tubimit elektoral përmbyllës në Durrës, tha se opozita ka vendosur të braktisë zgjedhjet për shkak të hapjes së negociatave.
Rama tha se pas zgjedhjeve të 30 qershorit, edhe kreu i opozitës do të deklarojë fitore përveç fitores së Partisë Socialiste.
Rama: Kanë vendosur të bëjnë një zgjedhje tjetër, të ikin nga gara dhe të për t’iu kundërvënë zgjedhjeve. Si mund ta bëjë këtë një opozitë që pretendon të qeverisë vendin.
Mund ta bëjë vetëm kjo opozitë që kemi sot dhe për një arsye që edhe sot është rasti për ta thënë. Ata thonë se nuk hynë në zgjedhje me këtë qeveri dhe se duan që unë të iki. Përveç kësaj, po qe se kjo nuk ndryshon ata nuk do të lënë popullin që të zgjedhë.
Nga ana tjetër del Ilir Meta dhe thotë se pluralizmi është pjesëmarrja e shumë forcave dhe nuk mund të ketë zgjedhje me 1 kandidat nuk është pluralizmin. Kur shqiptarët kanë vendosur që të kenë pluralizëm kanë qenë në një mendje që populli zgjedh.
Ata kanë një arsye shumë më të madhe se sa frikën e Lulit nga zgjedhjet. Ata e dinë shumë mirë se me ne nuk fitojnë dot. Arsyeja ka të bëjë me momentin historik ku ndodhet Shqipëria me çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian. Kjo që kemi përjetuar në një periudhë disa mujore nuk është diçka e re, por një seri të një filmi që e kemi parë.
Ata duan të vrasin veten politikisht për të vrarë këtë mundësi të madhe që i ka ardhur Shqipërisë.
Duan ta marrin Shqipërinë në pengun e tyre.
Andej ata sulmojnë këtej del Ilir Meta dhe thotë se do anuloj zgjedhjet se do bëhet nami. Kush do ta bëjë namin? I njeh? Kush do bëjë Namin. Luli? Një fishkëllimë t’i bëjë Saliu. Lul në shpi.
Ata që kanë dalë në rrugë atje janë 100 veta me në krye atë të cilësisë së diellit. Më e keqja është që për këtë namin shkojnë njerëzit në burg. E patë para tre ditësh? Ai që i kishte urdhëruar të djegin shkollën tha se shkova për t’i ndalur. I la në baltë.
Ne do fitojmë se zgjedhjet do bëhen. Shqipërinë peng kush nuk ka për ta marrë. Jam i bindur se Luli do të dalë dhe të thotë fitore. Do numërojë të gjithë ata që janë jashtë shtetit dhe që shkojnë në plazh, apo ata që nuk vijnë në votime se ka vetëm një kandidat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



