Zgjedhjet/ Apeli i ambasadores së SHBA: Mos e dorëzoni fuqinë tuaj tek krimi
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim u ka bërë sërish thirrje qytetarëve për të mos shitur votën.
Yuri Kim:
‘Mos e shitni të drejtën tuaj. Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve. Vetëm Ju duhet të zgjidhni të ardhmen tuaj’, shkruan ajo në Twitter.
Mesazhi i ambasadores ka ardhur pasi ajo shpërndau një postim të kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi i cili bënte thirrje për denoncim të rasteve të shitjes së votës.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



