E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet e “6 marsit”/ Agron Duka për ‘Breaking’: Do ketë surpriza në disa bashki, kam folur me Berishën e Bashën dhe..
Lajme

Zgjedhjet e “6 marsit”/ Agron Duka për ‘Breaking’: Do ketë surpriza në disa bashki, kam folur me Berishën e Bashën dhe..

Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, foli në një lidhje skype për  Top News.

Ai bëri një analizë të situatës politike në vend dhe dha parashikimet e tij për zgjedhjet vendore të pjesshme të “6 marsit”.

“Garë do të ketë patjetër. Mazhorancës i leverdis të ketë një process të rregullt. PD e Bashës por dhe grupi i Rithemelimit pretendon se është PD e vërtetë. Kështu që dy palët do tentojnë të marrin sa më shumë vota në krahasim me njëra-tjetrën.

Duke qenë se janë zgjedhje vendore, kandidati tërheq diçka më shumë se sa në zgjedhjet parlamentare, prandaj mund të kemi një surprizë në ndonjë bashki.

Në Shkodër për shembull mendoj se prapë pretendente do jetë e djathta.

Durrësi ka një kandidate me profil jo të lartë politik. Nëse do ishte opozita e bashkuar, do të fitonte opozita.  Mund të ketë surpriza në disa bashki,” tha Duka.

Me kë jeni aleatë?

“Ne së shpejti do dalim në konferencë me 4 aleatët, preferojmë të mos bëjmë aleancë me ndonjë grup sepse kështu theksojmë më shumë përçarjen. Kam folur dhe me Bashën dhe me Berishën, dhe ia kam thënë këto që kam thënë dhe në media,” tha Duka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.