E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet në Greqi/ Mitsotakis mban fjalimin e fitores: ‘Tërmet’ politik! Qytetarët duan një qeveri të pavarur
Bota

Zgjedhjet në Greqi/ Mitsotakis mban fjalimin e fitores: ‘Tërmet’ politik! Qytetarët duan një qeveri të pavarur

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur fjalimin e fitores. Ai e ka quajtur fitoren si një ‘tërmet’ politik, ndërsa është shprehur se qytetarët duan një qeveri të pavarur.

mitsotakis

“Demokracia e Re ka miratimin e qytetarëve për të qeverisur në mënyrë të pavarur dhe të fuqishme”, tha Kyriakos Mitsotakis nga zyrat e partisë në Pire, menjëherë pas fitores së madhe në zgjedhje .

Kyriakos Mitsotakis foli për një “tërmet politik”, ndërsa u shpreh krenar dhe i prekur nga “përqindja mbresëlënëse” dhe tha se do të përshpejtonte procedurat për shfaqjen e një qeverie të pavarur.

“Pjesëmarrja e mërgimtarëve tanë ishte një mesazh shpresëdhënës shtesë. Faleminderit atyre që na nominuan si fitues. Me votën e tyre treguan se e njohën atë që bëmë në këto katër vite. ‘ND’ ka miratimin e qytetarëve për të qeverisur në mënyrë autonome, këtë na kërkuan në mënyrë të theksuar dhe absolute. Na kërkuan që të ecim më shpejt në rrugën e reformave të guximshme”, tha Mitsotakis.p

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.