E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet në PD/ Njësinë nr.2 në Tiranë  do ta drejtojë Mirlinda  Çollaku
Politikë

Zgjedhjet në PD/ Njësinë nr.2 në Tiranë do ta drejtojë Mirlinda Çollaku

Zgjedhjet në Partinë Demokratike kanë vijuar edhe sot për të përmbyllur procesin në gjithë vendin, ku risi pa diskutim është Dega nr.2 në Tiranë me kryetaren e re të zgjedhur, Mirlinda Çollaku.

Mirlinda Çollaku eshte diplomuar ne Bullgari per Filologji dhe diplomuar per Drejtesi me Universitetin e Tiranes me Master shkencor per te drejte civile. Eshte Drejtuese e Qendres per te Drejten. Eksperte per te drejtat e autorit e angazhuar ne projekte te BE si eksperte. Folese e disa gjuheve te huaja.

Në procesin zgjedhor ku morën pjesë gjithsej 197 votues, Mirlinda Çollaku mori 113 vota përballë kryetarit aktual, Edison Çela i cili mora 84 vota.

Ndërkohë në Elbasan, Eguen Isai u zgjodh kryetar i ri i Partisë Demokratike me 378 vota, përballë Zamir Muzhaqit, i cili fitoi vetëm 80 vota

Në Kukës u rikonfirmua si kryetar Arif Rexhmati me 118 vota, duke mposhtur kështu Sekretarin organizativ të Degës, Fasli Germizin, i cili mori 16 vota.

Ndërsa në Kuçovë, në garën në mes të Vehbi Luzi dhe Ilir Koxhait, Vehbi Luzi u zgjodhë kryetar y kësaj dege me vetëm 8 vota diferencë nga 180 sa votuan.

Ndryshe, në kuadër të riorganizimit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha firmosi urdhrin për strukturat, duke i kërkuar grupit të punës që do të organizojë zgjedhjet, të mbështesë kandidatët dhe t’i sigurojë atyre akses të barabartë.

“Grupi i Punës mbështet kandidatët dhe i siguron akses të barabartë të tyre në: Listat e anëtarësisë. Prezencën e përfaqësuesve të kandidatëve në komisionin e votimit. Prezencën e përfaqësuesve të kandidatëve në procesin e numërimit të votave dhe shpalljen e rezultatit,” theksohet në udhëzimin e firmosur nga Lulzim Basha për zgjedhjet për drejtues lokalë të PD-së që duhet të zhvillohet në periudhën 23 nëntor – 2 dhjetor.

Pra, sot pritet të përfundoi zgjedhor  duke përfshirë edhe krerët e degëve në Tiranë. Në përfundim të këtij procesi do të përzgjedhet edhe figura qendrore për qytetin e Tiranës, i cili do të koordinojë dhe organizojë demokratët në kryeqytet

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.