E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjerohet koalicioni i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit, opozitës i shtohet edhe ish-presidenti, kritik i kryedemokratit Basha
Publik News

Zgjerohet koalicioni i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit, opozitës i shtohet edhe ish-presidenti, kritik i kryedemokratit Basha

Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë që sot është afati i fundit për të regjistruar koalicionin në KQZ.

Pas marrëveshjeve të ditës së sotme me Fatmir Mediun e Partisë Republikane dhe Shpëtim Idrizin e PDIU-së, kryedemokrati Lulzim Basha ka gjetur marrëveshjen me një figurë të vjetër të PArtisë Demokratike, Bamir Topin, i cili shpeshherë e ka kritikuar demokratin për vendimet që ka amrrë.

FRPD, partia e ish-presidentit Topi do të rreshtohet krah Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj në zgjedhjet e 25 prillit, ku pritet që Bamir Topi të ketë një vend të sigurt në listën e Tiranës.

Ndërkohë LSI do ët dalë me listë më vete, por në qarqet Dibër, Kukës dhe Gjirokastër dy partitë e mëdha opozitare do të kenë një listë të përbashkët.

Partia Demokratike është edhe udhëheqësja e koalicionit, ndërkohë në orën 22:00 do të mësohet edhe se cilat janë partitë që do të jenë në koalicion me demokratët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.