E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjidhen kryetarët e degëve në Elbasan dhe Durrës (Emrat)
Lajme

Zgjidhen kryetarët e degëve në Elbasan dhe Durrës (Emrat)

Kanë përfunduar zgjedhjet në degën e Partisë Demokratike në Elbasan, ku fitues është shpallur Alis Narazani, i cili ka siguruar 477 vota.

Narazani, i njohur edhe si ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2025, arriti të dalë në krye të një gare me pesë kandidatë për drejtimin e degës lokale të demokratëve.

Në këtë proces morën pjesë edhe Durim Çekrezi, që mbante drejtimin e përkohshëm të degës pas largimit të Blendi Himçi, si dhe Elior Vila, Lumturi Hasa dhe Sokol Shkëlzeni.

Ndërkohë, disa emra u tërhoqën apo u përjashtuan nga gara, mes tyre Doris Madhi, Rudina Alla dhe Zheni Gjergji, kjo e fundit pas emërimit në një detyrë drejtuese në spitalin e qytetit.

Gjithashtu, Alesia Balliu ka shprehur publikisht synimin për të garuar për drejtimin qendror të partisë, përballë Sali Berishës.

Paralelisht, procesi zgjedhor është mbyllur edhe në Durrës, ku drejtimin e degës së Partisë Demokratike e ka fituar Osman Stafa.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.