Zgjidhet Imzot Joan Pelushi si Mbikqyrës i Fronit Kryepiskopal
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, që u mblodh të shtunë pas ndarjes nga jeta të Anastas Janullatus dhe u vendos imzot joan pelusho si Mbikqyrës të Fronit Kryepiskopal.
Në përfundim të seancës, Sinodi i Shenjtë kreu një shërbesë përshpirtjeje dhe, njëkohësisht, fton të gjithë besimtarët të bashkohen në lutje për prehjen e shpirtit të Atit dhe Kyebariut tonë, Kryepiskopit të ndjerë Imzot Anastasit.
Mitropoliti ka lindur në 1 janar të vitit 1956. Ai ka studiuar për disa vite në shkollën teologjike ortodokse të Kryqit të Shenjtë pranë Bostonit në Shtetet e Bashkuara.
At Joani është diplomuar nga Fakulteti Ortodoks i Teologjisë Kryqi i Nderuar në Amerikë (Holy Cross Orthodox School of Theology, Boston), me gradën “Master of Divinity”. Ka studiuar në SHBA falë një burse studimi të themeluar atje nga shqiptarët në Amerikë në kujtim të Peshkop Fan Nolit.
Ai ka shërbyer më parë si pedagog dhe dekan i Akademisë Teologjike të Kishës Ortodokse Shqiptare. Në 1995-ën une merr një të drejtë studimi edhe rikthehet në Shtetet e Bashkuara për të vazhduar studime të mëtejshme. Kur u kthye në 1996-tën, caktohet si drejtor i Seminarit Teologjik në Durrës, si edhe ngrihet në rangun e Arkimandritit në 19 nëntor. Në 18 korrik 1998, u zgjodh si Mitropoliti i Korçës edhe u fronëzua dy ditë më pas.
Greqia do të nderojë Anastasin, Sinodi i Shenjtë merr vendim për ceremoninë në Athinë

Sinodi i Shenjtë i Kishës së Greqisë njoftoi se do të mbahet shërbesa e liturgjisë hyjnore në Mitropolinë e Athinës ditën e nesërme, përpara trupit të kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos.
Shërbesa hyjnore do të drejtohet nga nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti Ierotheos i Nafpaktos dhe Shën Vlashit.
“Në konsultim pas Sinodit të Shenjtë të Kishës së Shqipërisë, njoftohet se nesër, e diel, 26 janar 2025, do të kremtohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Athinës, përballë arkivolit të kryepeshkopit të bekuar Anastas. Kremtohet nga Nënkryetari i Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë, Shkëlqesia e Tij Mitropoliti i Nafpaktos dhe Shën Vlashit, z. Ierotheos”, thuhet në njoftim.
Pas përfundimit të tij, kryepeshkopi i Athinës dhe gjithë Greqisë, Jeronimi, do të kryejë një përshpirtje. Sipas njoftimit, trupi i Anastasit do të qëndrojë në Katedralen e Athinës deri në orët e mëngjesit të së hënës kur edhe do të niset për në Shqipëri.
Në vendin tonë pritja e trupit të Kryepiskopit të ndjerë do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, më 28 janar në orën 16:00.
Homazhet do të mbahen brenda tempullit gjatë asaj pasditeje dhe të mërkurën, datë 29 janar 2025. Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



