Zhaku s’pyet për kamera, kërcënon hapur Mozën: Ta tregoj unë ty!
Spektakli i djeshëm në “Ferma VIP” është shoqëruar me tensione të forta dhe përplasje të drejtpërdrejta mes konkurrentëve, duke ndezur debat jo vetëm brenda fermës, por edhe jashtë saj. Në qendër të vëmendjes ishte konflikti mes Zhakut dhe Kostanës, i cili për një pjesë të fermerëve është perceptuar si i inskenuar. Megjithatë, një qëndrim krejt ndryshe ka mbajtur poetja Mimoza Ahmeti.
Teksa vlerësoi figurën e Kostanës, Ahmeti theksoi se situata nuk është artificiale, por një përplasje reale, duke e lidhur reagimin e Zhakut me një gjendje të rënduar emocionale.
“Ajo që i ka bashkuar këto të dyja në hyrje, ishte fakti që e kanë parë fermën në jashtë de i kanë njohur disa situata. Me atë revoltën e përbashkët bënë hapin e tyre. Fakt është që aty ku fillon jeta kemi një Kostana që kërkon të futet në relacione, është një vajzë që përpiqet të punojë, të gatuaj, jep dhe merr. Ajo që më bën përshtypje është që kjo vajzë ka një kulturë dhe e ndërton shumë mirë frazën. Mendoj që konflikti është i vërtetë. Mendoj që Zhaku ka një gjendje psikologjike pak të rënduar, ka nevojë besoj edhe për një bisedim me psikolog, ndryshe është e vështirë, për ne dhe atë”, tha Moza.
Por reagimi i Zhakut ishte i menjëhershëm dhe me tone të ashpra:
“Janë mbledhur një tufë manipulatorësh, servilësh, të pabesësh. Janë bërë patericë e njëri-tjetrit, por kjo gjë mua më frymëzon. Meqë jam hienë, ja u tregoj unë qejfin këtyre. Do e shihni ju. Ta tregoj unë qejfin ty”.
Deklarata e tij solli një tjetër reagim të fortë nga Mimoza Ahmeti, e cila e konsideroi gjuhën e përdorur si të papranueshme:
“Me këtë fjalë, do kemi edhe ne reagim tjetër dhe do bëhemi sebep që do dalësh jashtë. Do e shohësh ti se çfarë qejfi do na tregosh, por me këtë gjuhë është shumë turp. Nuk duhet të japim këto modele. Ti as nuk e njeh qejfin tim, nuk ke kapacitet. Duhet të mbarosh disa shkolla se je bërnut me këtë gjuhë. Nuk të ec më, se të ka ec si të ka ec e ti e di këtë gjë”, tha Moza.
Më tej, poetja ngriti edhe shqetësimin për tonet kërcënuese në komunikim:
“Ajo kërcënon. Këtu nuk kemi dëgjuar këtë lloj rrugaçërie. As nga meshkujt më cinik nuk e kam dëgjuar këtë fjalor”, u shpreh ajo.
Përplasja mes tyre ka rritur ndjeshëm tensionin në spektakël, duke e kthyer këtë episod në një nga momentet më të komentuara të “Ferma VIP”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



