E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si kurrë më parë, Soni Malaj zbulon arsyen e ndarjes me Flor Mumajesin
Lajme

Si kurrë më parë, Soni Malaj zbulon arsyen e ndarjes me Flor Mumajesin

Këngëtarja e njohur Soni Malaj ka rikthyer në vëmendje historinë e saj me Flori Mumajesin, duke ndarë detaje të panjohura nga periudha kur ata ishin të fejuar dhe përballeshin me një interes të jashtëzakonshëm nga publiku dhe mediat.

Gjatë një bisede në “Ferma VIP” me Indrin dhe Kostanën, artistja tregoi se jeta e tyre private ishte vazhdimisht në qendër të vëmendjes, duke krijuar një presion të vazhdueshëm mbi marrëdhënien e tyre. Sipas saj, kjo situatë ndikoi ndjeshëm në dinamikën e çiftit.

Ajo ndau edhe një episod të pazakontë, kur vendosën të inskenonin një ndarje për t’i shpëtuar vëmendjes së tepërt, madje duke ua komunikuar këtë edhe familjarëve.

“Dilnim në gazetë. Më sillinin gazetën familjarët, zgjohesha direkt e lexojë edhe nëse kisha patur koncert një ditë më parë, për të parë ccfarë kanë shkruar sot për mua. Njerëzit kishin super kuriozitet se normal nuk kishte asnjë informacion për këtë gjëra. Bëmë ne një ndarje, gjoja, por edhe familjarëve u thamë jemi ndarë. Por duke dalë nga avioni dikush na bëri foto dhe u shpërnda, doli në titrat e televizioneve informative. Dhe shkuam në një restorant shumë të njohur dhe kur arritëm të gjithë ishin me sytë nga televizori duke parë lajmin dhe u kthyen nga ne. U ulëm diku në një cep”, rrëfeu Soni Malaj.

Këngëtarja theksoi se pikërisht ky interes i vazhdueshëm dhe mungesa e privatësisë u kthyen në faktorë kyç që ndikuan në ndarjen e tyre.

“Ne na është nxirë. Shkaku kryesorë pse jemi ndarë ka qenë ky presion. Tani njerëzit janë mësuar me portalet. Por atëherë mbeteshe në gazetë. Ne kemi qënë bashkë 2005-2009. Kur e kemi ridiskutuar këtë gjë, ccfarë ishte arsyeja pse jemi ndarë, ishte pikërisht presioni shumë i madh. Nuk dinim ta menaxhonim”, u shpreh ajo.

Sipas Sonit, ekspozimi i vazhdueshëm mediatik dhe pamundësia për të ruajtur jetën private ishin arsyet kryesore që çuan në fundin e historisë së tyre të dashurisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.