E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zhdukja e këngëtarit prej 4 vitesh, nëna: Policia po më fsheh diçka, ka një të dyshuar që…
Publik News

Zhdukja e këngëtarit prej 4 vitesh, nëna: Policia po më fsheh diçka, ka një të dyshuar që…

ELBASAN/ MIRANDA SADIKU/ Kur kanë kaluar katër vite nga zhdukja e këngëtarit të tallavasë, Renato Hamza, fati i tij mbetet mister. Nëna e tij Silvana nuk ka më asnjë shpresë se i biri është gjallë, ndaj ajo i bën apel shtetit të paktën t’i gjejnë trupin e tij. Renato këndonte në lokale nate për të siguruar mbijetesën e familjes dhe dukej sikur gjërat po shkonin mirë për 21- vjeçarin, i cili sapo kishte regjistruar edhe videoklipin e tij të parë. Por, më 29 qershor të vitit 2014, pas një telefonate të bërë nga dikush, ai doli nga shtëpia dhe që atë ditë nuk u kthye më.

elbasan-nena-e-renit

Nëna e tij e ka kërkuar vazhdimisht, duke bërë apel herë pas here për ndihmë edhe në media. Ka shkruar letra adresuar në Ministrinë e Brendshme, Prokurorinë e Përgjithshme, Policinë e Shtetit, por siç ajo shprehet, deri më tani kanë mbetur pa asnjë përgjigje. I mirë apoi keq, e rëndësishme është që ajo të marrë një lajm nga djali i saj. E vetmja shpresë dhe dëshirë që e mban gjallë është vajza e Renit, e cila tashmë është thuajse 4 vjeç. Ajo lindi një muaj pas zhdukjes së të atit. Silvana shprehet e bindur se djalin e saj e ka rrëmbyer dhe ndoshta e ka vrarë ish-e dashura Redona D.

Znj. Silvana, kanë kaluar 4 vjet nga zhdukja e Renit. A keni mësuar diçka për fatin e tij gjatë kësaj kohe?

Asgjë, vetëm një telefonatë në muajin prill, ku një djalë i vogël më thoshte se ishte djali i Renit dhe se quhej Renaldo. Ajo telefonatë sërish më turbulloi që të shpresoj se Reni është gjallë, pasi nuk besoj se ka njerëz kaq të këqij që të tallen me fatkeqësinë e një nëne.

A keni vazhduar ta kërkoni nëpërmjet shtetit?  

Po, vazhdoj të shkoj thuajse çdo javë në dyert e Policisë. Dikur shkoja çdo ditë, por tashmë shpresat i kam të pakta. Sa herë që shkoja, më përcillnin me fjalët mos u mërzit se ne po punojmë për gjetjen e tij. Rreth tre vjet më parë, pas gjetjes së trupit të një të riu të dekompozuar në Babje të Librazhdit, u drejtova menjëherë në Polici, pasi dyshoja se ai mund të ishte trupi i Renit. Por Policia më tha që nuk është trupi i tij, pasi Reni kishte një dhëmballë të hequr, ndërsa trupi i dekompozuar kishte një dhëmb të vënë porcelan. Dyshoj se diçka po më fshihet.

7838

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.