E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zhvendosen nga Durrësi të burgosurit VIP pas vrasjes në burgun e Peqinit
Lajme

Zhvendosen nga Durrësi të burgosurit VIP pas vrasjes në burgun e Peqinit

Drejtoria e Burgjeve ka vendosur të zhvendosë të burgosurit VIP që janë grumbulluar në Durrës. Lefter Koka, Alqi Bllako, Vagjush Dako, Fredi Beleri, Safet Gjici, Lefter Alla dhe shumë të tjerë janë vendosur në paraburgimin e Durrësit, derisa të përfundojë gjykimi i tyre.

Mirëpo mësohet se pas ngjarjes që ndodhi në Peqin, por edhe për shkak të trajtimit të privilegjuar, është vendosur që ata të shpërndahen në paraburgimet e tjera. Sipas informacioneve, të burgosurit VIP e kishin kthyer burgun në hotel.

Në kuadër të kontrolleve që u bënë pas vrasjes në burgun e Peqinit, u konstatua se ish-ministrat, ish-deputetët apo ish-kryetarët e Bashkive trajtohen në mënyrë të privilegjuar e për këtë arsye ata do të transferohen në paraburgimet e tjera.

Personat e zhvendosur janë: Vangjush Dako; Lefter Koka; Alqi Bllako; Oltion Bistri; Safet Gjici; Lefter Alla; Dedan Gjoni; Fran Tuci; Fredi Beleri dhe Xhevahir Lita.

Sipas burimeve, shumica e tyre janë dërgur në burgun e Fierit.

Sa i përket akuzave, Lefter Koka dhe Alqi Bllako akuzohen për aferën e inceneratorëve. Të dy janë dënuar në Shkallën e Parë, por pritet që gjykimi të kalojë në Apel. Ndërkohë ndaj tyre u ngritën akuza të reja për inceneratorin e Tiranës.

Vangjush Dako akuzohet për abuzime me tenderët dhe me lejet e ndërtimit. Ai dyshohet se ka shpërdoruar detyrën me lejen për një pallat dhe ndërtimin e një shëtitore.

Safet Gjici akuzohet për skandalin seksual në zyrën e tij, ndërsa Lefter Alla akuzohet për abuzime me tenderët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.