E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, mbi 50 punonjës në protestë
Lajme

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, mbi 50 punonjës në protestë

Firmosin peticion kundër vendimit

Pas njoftimit për “shkrirjen” e Drejtorisë së Kadastrës së Vlorës dhe transferimin e saj në Tiranë, mbi 50 punonjës kanë nisur protesta brenda ambienteve të institucionit.

Punonjësit shprehen kundër kësaj vendimmarrjeje dhe kanë firmosur një peticion, duke kërkuar rishqyrtimin e zhvendosjes së institucionit nga Vlora. Sipas tyre, lëvizja do të sjellë pasoja të rënda si për stafin ashtu edhe për shërbimin ndaj qytetarëve.

Mësohet se të gjithë punonjësit janë njoftuar zyrtarisht më 23 janar për vendimin e transferimit, çka ka shkaktuar pakënaqësi dhe reagim të menjëhershëm nga ana e tyre.

Protesta vijon brenda godinës, ndërsa punonjësit presin një reagim nga autoritetet përgjegjëse lidhur me kërkesat e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.