E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zhvillohet për herë të dytë konkursi për gradën “Komisar”
Lajme

Zhvillohet për herë të dytë konkursi për gradën “Komisar”

Në një kohë kur testi i parë për gradën ‘Komisar’ u anulua me pretendimin se policët kishin kopjuar, ditën e sotme do rizhvillohet konkursi. Mësohet se me urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, konkursi i datës 7 nëntor u anulua, pasi rezultoi se shumë punonjës policie kishin marrë të njëjtat pikë.

shkolla-e-policise-se-shtetit-700x465

Mësohet  se konkursi do të zhvillohet për 4 ditë me radhe, ndërsa në garë për këtë gradë janë 470 kandidatë. Po ashtu mësohet se ata do të jenë të ndarë në 4 grupe sipas drejtorive.

 

Mësohet gjithashtu se konkurrimi do të jetë elektronik dhe do të zhvillohet në kompjuter, ku kandidatët do t’u përgjigjen 100 pyetjeve me alternativa. Më pas kalkulimi i pyetjeve do të bëhet automatik dhe përgjigjja do të merret në moment.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.