Zjarr në kompleksin “Mangalem”, merr flakë një ambient fast food-i
Një zjarr ka përfshirë katin e parë të kompleksit “Mangalem”, ku në një ambient të ri po kryheshin përgatitjet për hapjen e një fast food-i.
Ngjarja ka shkaktuar panik te banorët e kompleksit, pasi flakët dhe tymi u përhapën në ambientet e godinës. Pas njoftimit për zjarrin, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një bombol gazi. Megjithatë, kjo mbetet ende një pistë paraprake dhe shkaku i saktë pritet të përcaktohet pas verifikimeve në vendngjarje.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale në ambientin që u përfshi nga flakët.
Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, situata është vënë nën kontroll dhe është normalizuar, ndërsa vijojnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e plotë të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco






