E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarr në Lazarat, flakët rrezikojnë banesat
Lajme

Zjarr në Lazarat, flakët rrezikojnë banesat

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Lazarat, në Bashkinë Gjirokastër, duke përfshirë një sipërfaqe me barishte dhe shkurre.

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke krijuar rrezik potencial për banesat që ndodhen pranë zonës së prekur. Situata u konsiderua problematike në momentet e para, pasi drejtimi i zjarrit ishte në afërsi të zonave të banuara.

Pas njoftimit të menjëhershëm, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë në kohë rekord, duke bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve. Falë reagimit të shpejtë, u arrit të parandalohej përhapja e mëtejshme e zjarrit dhe të shmangej çdo rrezik për banesat.

Sipas verifikimeve paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit lidhet me dëmtimin dhe bashkimin e telave elektrikë, si pasojë e erës së fortë që ka përfshirë zonën gjatë ditës.

Nga bilanci i deritanishëm, zjarri ka shkaktuar dëme vetëm në sipërfaqe me bimësi të ulët, ndërsa nuk raportohen dëmtime në banesa apo pasoja të tjera materiale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.