Zjarr në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë
Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, duke shkaktuar alarm dhe mobilizim të menjëhershëm të shërbimeve emergjente.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për të izoluar dhe shuar flakët, në mënyrë që të parandalohet përhapja e tyre në zona të tjera përreth. Situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm.
Deri në këto momente, nuk ka ende informacion zyrtar mbi shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e zjarrit. Po ashtu, nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale, ndërsa hetimet paraprake pritet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes.
Autoritetet pritet të dalin me një reagim zyrtar në orët në vijim, duke sqaruar detaje të mëtejshme mbi incidentin dhe pasojat e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



