E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ZJARRFIKËSI QË U ARRESTUA SOT PËR DHUNË E TORTURË NDAJ GRUAS E FËMIJËVE ËSHTË HEROI QË SHPËTOI BIBLIOTEKËN KOMBËTARE
Lajme

ZJARRFIKËSI QË U ARRESTUA SOT PËR DHUNË E TORTURË NDAJ GRUAS E FËMIJËVE ËSHTË HEROI QË SHPËTOI BIBLIOTEKËN KOMBËTARE

Ditën e sotme, SHÇBA njoftoi për arrestimin e inspektorit të Zjarrfikëses Lorenc Hatia për dhunë në familje.

SHÇBA bëri me dije se arrestoi në flagrancë Inspektorin e PMNZSH në Tiranë, L.H., për veprat penale të “Torturës” dhe “Dhunës në familje”.

“Arrestimi u krye pasi në mënyrë sistematike, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

Familjarët lajmëruan në numrin e Emergjencave 112 për akte dhune dhe më pas Inspektori u shoqërua dhe u arrestua nga SHÇBA.

Për të dëmtuarit janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes.

Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhej në njoftim.

Por zjarrfikësi Lorenc Hatia dy vite më parë u cilësua si heroi pasi shpëtoi Bibliotekën Kombëtare dhe fotoja e tij bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Lorenc Hatia luftoi me flakët për të shpëtuar pasurinë e shqiptarëve, Bibliotekën Kombëtare të Tiranës e cila më datë 15. 03 .2017 u përfshi nga flakët në katin e tretë të nëndheshëm, shkruan newsbomb.al.

Lorenc Hatia, 44 vjeç, baba i dy fëmijëve është prej 22 vitesh pjesë e forcave zjarrfikëse, si komandant i tyre.

Ngjarja e sotme i jep fund karrierës së tij në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.