Zjarrfikësja del nga rruga dhe përfundon në kanal
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Vaun e Dejës, ku një automjet i shërbimit zjarrfikës ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.
Sipas të dhënave paraprake, në automjet ndodheshin tre persona në momentin e aksidentit. Fatmirësisht, mësohet se të tre kanë shpëtuar pa dëmtime të rënda dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, ndërsa pritet të përcaktohet nëse humbja e kontrollit nga drejtuesi i automjetit ka ardhur si pasojë e kushteve të rrugës apo faktorëve të tjerë.
Në vendngjarje pritet të shkojnë autoritetet përkatëse, të cilat do të kryejnë verifikimet dhe do të përcaktojnë dinamikën e plotë të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



