Zjarri në Bashkinë e Durrësit/ Vangjush Dakos po mbulon gjurmët
Godina e Bashkisë së Durrësit është përfshirë nga nja zjarr i përmasave të mëdha mbrëmjen e sotme.
Mësohet se zjarri ka rënë në katin eparë të ndërtesës, ndërsa nga flakët rrezikohen një sërë dokumentacionesh që gjenden në ndërtesë.
Burime për Syri.net nga qyteti bregdetar, shprehen se, arsyeja e zjarrit në bashkinë e Durrësit ka patur një qëllim, djegien e dokumenteve që mund të nxjerrin zbuluar kreun e bashkisë në largim, Vangjush Dako.
Dako, i cili ka drejtuar Durrësit për tre mandate, nuk u rikandidua nga Edi Rama për votimet e 30 qershorit dhe pa mandatin e kryebashkiakut ai kërkon të mbrohet duke asgjesuar provat që mund të kenë mbetur në godinën që qeverisi për 12 vjet.
I zbuluar edhe në përgjimet e “Bild” lidhur me dosjen e famshme “339”, Dako ka qenë jo pak herë nën akuza të forta për korrupsion, shpërdorim detyre, blerje votash dhe lidhje me botën e krimit të organizuar.
Por a mund ti shpëtojë ai drejtësisë duke djegur dokumentet që gjenden në Bashkinë e Durrësit? Të presim e të shohim
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



