E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarri në Derviçan, dy zjarrfikëse ‘luftë’ me flakët. Rrezikohen zonat e banuara (pamjet)
Lajme

Zjarri në Derviçan, dy zjarrfikëse ‘luftë’ me flakët. Rrezikohen zonat e banuara (pamjet)

zjarr dervican

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë sot në Dropull, midis Dervicianit dhe Goranxisë. Rreth 2 ha kullotë e djegur raportohet deri tani, teksa të prekura nga zjarri janë rreth 50 pisha.

Raportohet se janë dy makina zjarrfikëse në terren e gjithashtu po punohet edhe me mjete rrethanore si pasojë e terrenit malor.

Forcat zjarrfikëse po shmangin përhapjen e zjarrit pranë zonave të banuara.

Zjarret në Dropull, janë problematikë e përvitshme. Këtë vit përgjatë korrikut në Gjirokastër u regjistruan vetëm 4 vatra zjarri, ndërsa kjo është vatra e dytë e zjarrit në Dropull brenda harkut kohor të një jave.

Viti 2017 shënoi edhe bilancin më dramatik të dy dekadave të fundit në Gjirokastër, ku në të gjithë qarkun u dogjën më shumë se 700 ha kullota dhe pyje. Gjatë 2018 në Gjirokastër u shënuan 80 vatra zjarri. Grupet e patrullimit në terren të efektivëve zjarrfikës ndikuan në uljen e ndjeshme të zjarrvënieve në kullota, por gushti vijon të mbetet muaj problematik. Kullotat e zonës së Dropullit jepen me qira në barinjtë e tjerë të fshatrave përreth, të rrethit Gjirokastër

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.