Zjarri në fabrikën për prodhimin e këpucëve në autostradën Tiranë-Durrës
Zjarri ka përfshirë mëngjesin e sotëm një fabrikë për prodhimin e këpucëve në autostradën Tiranë-Durrës.
Mëngjesin e kësaj të mërkure, fabrika e këpucëve në fshatin Picar të Vorës u përfshi nga flakët.
Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke u përhapur për shkak të materialeve plastike që ndodheshin në fabrikë.
Forcat zjarrfikëse të Tiranës dhe të Kamzës për rreth 2 orë bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës, duke shpëtuar bizneset e tjera ngjitur.
Momentalisht, policia po merret me zbardhjen e ngjarjes ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Njoftimi i policisë:
Vorë/Informacion paraprak
Më datë 31.07.2024, në fshatin Picar, ka rënë zjarr në një fabrikë për prodhimin e këpucëve. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



