Zjarri në ishullin grek del jashtë kontrollit, evakuohen pushuesit në hotele
Kreu i Zjarrfikësve, Ioannis Stamoulis, koordinator i Operacioneve në Egje dhe Kretë, e përshkroi situatën si të vështirë.
Siç tha ai “shpërthimet e zjarrit në Vourliotes janë shpërndarë dhe zjarri për shkak të erërave drejtohet në jug, drejmalit”.
Ndërkohë, Departamenti i Zjarrfikësve në Samos dhe policia vazhduan me evakuimin paraprak të dy hoteleve të vendosura pranë frontit të zjarrit.

Një total prej 210 personash thuhet se po evakuohen. Gjithsej 37 zjarrfikës me 15 automjete, tre helikopterë, tre aeroplanë dhe zjarrfikës vullnetarë janë të përfshirë në betejën me flakët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



