E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarri në pyllin e Semanit  jashtë kontrollit, në ndihmë të zjarrfiksëve shkojnë helikopterët e FA
Lajme

Zjarri në pyllin e Semanit jashtë kontrollit, në ndihmë të zjarrfiksëve shkojnë helikopterët e FA

Pas zjarrit që përfshiu sot pyllin e Semanit në Fier, duket se situata nuk është vendosur nën kontroll nga 4 zjarrfikëset dhe është kërkuar ndihma e helikopterëve për neutralizimin e flakëve.

Mësohet se një helikopter i Forcës Ajrore ka ndërhyrë prej disa minutash për shuarjen e flakëve të zjarrit të nisura mëngjesin e sotëm.

Helikopteri tip Cougar i Forcave të Armatosura është i pajisur me kovat e posaçme me kapacitet rreth 2500 litra ujë. Kovat u instaluan në helikopterët e FA dy muaj më parë dhe kanë rritur me 7 herë kapacitetin për përballimin e emergjencave civile.

Kujtojmë se deri më tani si pasojë e zjarrit janë djegur mbi dy hektarë pisha dhe shkurre, por nuk ka rrezik për banesat pasi ato janë në një distancë të largët. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë pakujdesia e pushuesve dhe nuk është i qëllimshëm.

Por sipas informacioneve është zbuluar se shkak për zjarrin ka qenë pakujdesia e pushuesve.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.