Zjarri në Qafën e Llogarasë, Mbrojtja Civile apel të rëndësishëm për qytetarët!
Thirrje edhe drejtuesve të mjeteve: Ndiqni udhëzimet e Policisë
Prej disa orësh një vatër e madhe zjarri është aktivizuar në lagjen “Kondraq” në Dhërmi.

Për izolimin e flakëve po punojnë forcat zjarrfikëse dhe ato ushtarake, ndërsa një helikopter po punon nga ajri.
Policia njofton se shkak për rënien e këtij zjarri është bërë një shkëndije elektrike si pasojë e tensionit të lartë në atë lagje.
Në njoftim bëhet me dije se po digjen një sipërfaqe me bimëse të ndryshme dhe shkurre.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilët kanë vendosur perimetrin e sigurisë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
Njoftimi i policisë:
Himarë/Informacion paraprak
Sot, në lagjen “Kondraq”, Dhërmi, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike si pasojë e linjës së tensionit të lartë në këtë lagje, ka rënë zjarr dhe po digjet një sipërfaqe me bimësi të ndryshme dhe shkurre.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilët kanë vendosur perimetrin e sigurisë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
Shërbimet zjarrfikëse, me ndihmën e helikopterit të FA, vijojnë punën për shuarjen e zjarrit në bashkëpunim me punonjës të OSHEE-së dhe efektivë të Policisë Himarë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit
Agjencia e Mbrojtjes Civile u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin rrugën në Qafën e Llogarasë për shkak të zjarrit që është aktivizuar në zonë.

Mbrojtja Civile u bën thirrje dhe drejtuesve të mjeteve të ndjekin udhëzimet e Policisë së Shtetit dhe emergjencave civile për lëvizjen e tyre, në mënyrë që të lejohen mjetet dhe efektivët të punojnë për shuarjen e zjarrit.
Njoftim për qytetarët nga Agjencia e Mbrojtjes Civile:
Për shkak të situatës së krijuar nga zjarri i rënë në qafën e Llogarasë, në një sipërfaqe me shkurre e barishte dhe që ka shkaktuar tym, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin kalimin në këtë rrugë. Forcat zjarrfikëse dhe të emergjencave janë duke punuar për të vënë në kontroll situatën.
U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të ndjekin udhëzimet e Policisë së Shtetit dhe emergjencave civile për lëvizjen e tyre, në mënyrë që të lejohen mjetet dhe efektivët të punojnë për shuarjen e zjarrit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



