Zjarri përhapet me shpejtësi në Kashar, banorët të rrezikuar
Një situatë e rrezikshme me disa vatra zjarri të aktivizuara është raportuar në mbrëmjen e sotme në Tiranë. Qytetarët kanë njoftuar se një pyll në zonën e Kasharit ka marrë flakë, dhe për 3-4 orë, nuk ka shkuar asnjë zjarrfikës në vendngjarje. Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të favorizimit nga era, duke rrezikuar banesat e banorëve. Deri tani, shkaku i këtij zjarri ende nuk dihet. Autoritetet duhet të intervenojnë shpejt për të kontrolluar situatën dhe siguruar sigurinë e qytetarëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



