Zjarri te Sarajet/ Prokuroria ende s’ka folur, Veliaj akuzon trashëgimtarët: Fola edhe me Ramën
Ndërkohë që policia dhe prokuroria vazhdojnë hetimet dhe ende nuk kanë një përfundim, apo qëndrim zyrtarë, për motivet dhe emrat autorëve dhe poristësve të zjarrit mesnatën e mbrëmshme te “Sarajet e Toptanëve”, Erion Veliaj ka nxituar që të akuzojë pronarët trashëgimtarë të tyre.
Kryebashkiaku i cili tashmë njihet edhe si “Lali Betoni”, në njoftimin e tij pasi e politizon aktin Kriminal duke kujtuar presidentin Meta dhe aksionet e opozitës për mbrojtjen e hapësirave të gjelbra, ka marrë guximin që të vendosë edhe gishtin mbi autorët e vërtetë të ngjarjes, pa u mbyllur hetimet. Ai tregon gjithashtu se ka biseduar edhe me kryeministrin Rama mbrëmë pas mesnate dhe kanë vendosur që qeveria e re ti shpronësojë “Sarajet”. Veliaj premton se deri atëherë nuk do të ketë ndërtime te toka e tyre, por se çfarë do të ndodh pas shpronësimit, këtë nuk e tregon.
“Mbrëmë në orën 23:49, Policia Bashkiake pranë AMK – po, ata që sulmonte Presidenti – kanë njoftuar Sallën Operative për zjarrvënie pranë Monumentit të Kulturës njohur gjerësisht si Sarajet. Në pak minuta zjarrfikësit e Tiranës e kanë shuar zjarrin e qëllimtë në 2 vatra.
Në dallim nga shumë objekte për të cilat bëhet zhurmë pa lidhje si Lodrat tek Liqeni apo ngrehina e tallashit te TK, objekti “Sarajet” është Monument Kulture. Dje, nën stilin e Shkollës Kosova, u tentua djegia e objektit nga dritarja e pasme që pronarët të ndalojnë shpronësimin.
Kamerat e sigurisë e kanë kapur zjarrvënësin teksa largohet përballë Torre Drin, Policia e Shtetit po punon për ta çuar në pranga. Por zjarrvënësit e vërtetë janë porositësit – edhe për këta nuk do të ketë mëshirë. Politikanë që ditën merakosen për Lodrat e natën, zjarrin qytetit!
Në mesnate bisedova me Kryeministrin Edi Rama, i cili ka autorizuar shpronësimin e përshpejtuar për Sarajet, si një nga aktet e para të qeverisë së re.
Ta harrojnë që aty do të ketë ndërtim e ta harrojnë që aty do të ketë zjarr gjer sa të bëhet shpronësimi. Nga sot ka nisur regjimi 24 orë me roje!”, shkruan kryetari i bashkisë Veliaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



