“Zoti më ka sjellë një fat të mirë”, çfarë thoshte Elvana Gjata për të dashurin biznesmen dhe familjen e tij
Ervin Mata është 31-vjeçari i cili është shpallur në kërkim nga policia pas masakrës së ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Bllokut.
Identiteti i tij është mbajtur i fshehtë gjithë këtë kohë pasi ai ka qenë i fejuari i këngëtares Elvana Gjata prej dy vitesh tashmë.
Mata është pronar i një hoteli të njohur në kryeqytet dhe zotëron disa biznese.
Këngëtarja njihet në familjen e tij si “nusja”.
Por si shprehej Elvana për lidhjen e saj të dashurisë?
Pjesë nga intervista në “Xing me Ermalin”
Ermali e ngacmoi paksa duke i thënë:
Po mirë mi goc vajte 62-vjeç edhe ngele gjithë jetën beqare!”.
Ajo iu përgjigj:
Mesa duket gjërat kanë ndryshuar. E ke parasysh kur ke një gjë të mirë dhe s’do që ta…ke frikë”.
Elvana shtoi:
Unë mendoj që Zoti është treguar shumë i mirë me mua, më ka sjellë një fat shumë të mirë”.
Ermali e uroi:
Hajde në dasmë o Zot. A është familje e mirë?”
Ajo e përmbylli bisedën me fjalët:
Ah sa e bukur ishte kjo”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



