Zotohet Këlliçi: Nuk do të paguani më pronarët e inceneratorëve
Kandidati i opozitës për Tiranën Belind Këlliçi
Kandidati i opozitës për Tiranën Belind Këlliçi është zotuar para demokratëve se taksat e qytetarëve të Tiranës nuk do t’i marrin bosët e inceneratorëve.
Ndër të tjera ka deklaruar se nuk do të ketë më financim për inceneratorin imagjinar të Tiranës.
Ai ka theksuar se qytetarët nuk do të paguajnë me pronarët e inceneratorëve, të shpallur në kërkim.
“Taksat tona nuk do ti marrin më bosët e Tiranës. Financim për inceneratorin imagjinar të Tiranës nuk do të ketë më . Nuk do paguani më pronarët e inceneratorëve”, është shprehur Këlliçi.
Më tej ka premtuar se parimi i tij për Tiranën është gjithëpërfshirës , dhe se do të ndërtojë më shumë shkolla, çerdhe , do të sigurojë që në çdo cep të Tiranës të mos mungojë asnjë shërbim.
“Ekip fitues do jemi në 14 maj me koalicionin “Bashkë Fitojmë”.
Bashkë do punojmë duke ndjekur parimin e gjithpërfshirjes.
Në jemi kryeqyteti. Nuk do lejoj që të ketë diferencime në Tiranë.
Do ndërtojmë shkolla e çerdhe. Ju prindër në Astir te Liqeni i Thatë, nuk do të nxitoni më të çoni fëmijët tuaj në shkolla sepse do të vijnë shkollat dhe çerdhet tek ju.
Misioni i Policisë Bashkiake nuk do të jetë gjobëvënia.
Bashkia e Tiranës do të vazhdojë traditën tonë të derës së hapur”, është shprehur Këlliçi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



