E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zv/Kryeministri Erjon Braçe:Boll provokuat, nuk do merrni viktimën që doni. Ne nuk vrasim!
Politikë

Zv/Kryeministri Erjon Braçe:Boll provokuat, nuk do merrni viktimën që doni. Ne nuk vrasim!

 

Ne një status në rrjetet sociale Erjon  Braçe i shkruan Bashës  dhe Berishës që mos e sulmoni policinë, pasi ne nuk vrasim…

Statusi i Braçes i plotë

Sali Berisha, Lulzim Basha e ideologet e dhunes, po ndertojne nje dialog te dhunshem me nderkombetaret.

Protesta e sotme do ishte asgje pa dhunen!

Ndaj dhuna u urdherua kur ndodhi asgjeja!

Dhuna i duhet Sali Berishes e Lulzim Bashes per t’i treguar nderkombetareve destabilitetin!

Asgje me shume!

Kriminale eshte qe te dy, Sali Berisha e Lulzim Basha, as qe i llogarisin shqiptaret, diten, jeten dhe ekonomine e tyre, kur urdherojne #DHUNEN.

Sulmi i dhunshem mbi policine, eshte kriminal dhe synon drejtperdrejte jeten e tyre!

Prej shtatorit 2013-te, Policia e Shtetit ka vendosur nje standard te qendrueshem ne raport me qytetaret ne proteste;

Nuk vret më kush.

Pa me te voglin diskutim, kjo e acaron pa fund Berishen e Bashen, dy vrasesit barbare te 21 janarit.

Qe nga 16 shkurti, policia ka qene perballe tyre pa arme, nuk ka sulmuar e nuk ka goditur qofte edhe nje te vetem, eshte sulmuar me shishe me benzine, kapsolla shperthyese, gure e pllaka guri, cdo send te forte te mundshem;

Policia thjeshte ka zbatuar ligjin, ka duruar dhe ne fund ka arrestuar dhunuesit!

Me drejte e ligjerisht sa kaq, nuk ka.

Ndaj dy gjera dua te them;

E para, respekt ndaj cdo burri me uniforme ne #PolicineeShtetit dhe #GardeneRepublikes per nderin, dinjitetin dhe profesionalizmin ne ushtrimin e detyres, qendresen dhe vendosmerine ne mbrojtjen e institucioneve kushtetuese te vendit, mbi te gjitha per mbrojtjen e rendit e sigurise se qytetareve!

E dyta, boll me goditje mbi policine e shtetit, boll, mos provokoni kot, nuk do e merrni kurre ate qe doni, nje viktime per te barazuar dy vrasesit qe keni ne krye!

Nuk do ndodhe kurre!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.