Zv/ministri i Arsimit ka një përgjigje të madhe për investimet në bujqësi: Hap “Google Maps” dhe shiko se sa sera ke në vitin 2020
Zv.ministri i Arsimit Olti Rrumbullaku ka qenë i ftuar ditën e sotme në Ora Neës për të diskutuar mbi programin e Partisë Socialiste.
Ai u shpreh se bujqësia është një nga sektorët që nuk u ndikua aspak nga pandemia, ndërsa i tha gazetares të hapë “google maps” që të shohë se sa sera ka në vitin 2020 në krahasim me vitet e tjera.
Intervista në studio:
Gazetarja: Është e njëjta situatë me fermerët si para 7 viteve.
Olti Rrumbullaku: E ke idenë se çfarë po flet për fermerët?
Gazetarja: Çfarë i keni siguruar ju gjatë kohës së pandemisë një treg të shitjes së produkteve të tyre.
Olti Rrumbullaku: Bujqësia ishte sektori që pati rritje gjatë vitit 2020. I vetmi sektor që pati rritje dhe asnjë efekt na pandemia. Rritje sa i përket eksporteve, rritje sa i përket investimeve, në kanale kulluese, në gjithçka. Shko në një fshat dhe pyet si kanë qenë dhe si janë.
Gazetarja: Nuk i keni informacionet e sakta.
Olti Rrumbullaku: Ju nuk i keni informacionet e sakta. Hape “google maps” dhe shiko, hape dhe shiko. Shiko se sa sera ke në pamje në vitin 2020 dhe sa ke pasur më përpara, hape dhe shikoje. Shikoje pak Lushnjën, Beratin dhe Urën Vajgurore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



