Vendimet në emër të saj, merren nga të tjerë, dhe për pasojë në disa dikastere që janë nën kompetencë të kësaj ministrie po bëhen emërime nepotike, miqësore e klanore.
Shërbimi i Provës është prej kohësh i cunguar dhe i paralizuar. Asnjë veprim nuk është bërë në drejtim të rikuperimit të byzylykëve elektronike.
Ky është konstatimi i dalë nga një inspektim në Ministrinë e Drejtësisë.
Në fund të dhjetorit 2017, Gjonaj kërkoi që prokuroria të rifillonte hetimet, për çështjen e byzlykëve pasi ekzistonin provat.
Më pas Gjykata e Tiranës riktheu sërish në hetim çështjen e byzylykëve të mbikëqyrjes elektronike të personave që u kufizohet lëvizja për shkak të veprave penale që dyshohen se kanë kryer.
Organi i akuzës i hapi hetimet, por kur ka kaluar më shumë se një muaj ende nuk ka ndonjë reagim.
Edhe ministrja, e cila kërkoi me forcë, rifillimin e hetime në mënyrë të përshpejtuar tashmë hesht.
Rikujtojmë se pas “rebelimit” të Gjonajt me datë 10/01/2018, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, e ka takuar kryeprokuroren Arta Marku në zyrën e tij me praninë e Ministres së Drejtësisë.
Nuk dihet nëse ka qenë kjo ka qenë arsyeja e zbutjes së ministres Gjonaj, por nëse kjo e fundit do të ishte aq e shqetësuar siç u paraqit në media, të paktën pas takimit me Arta Markun do të denjonte të fliste edhe për skandalin e byzlykëve.
Prokurorisë i kërkohet të verifikojë dyshimet se byzylykët elektronikë që janë dorëzuar nga bashkimi i operatoreve nuk janë funksionale.
Ky dyshim lindi pasi ish-ministri teknik Gazment Bardhi konstatoi se byzylykët elektronikë, që ishin blerë nga ministria, nuk mbaheshin nga qendra e mbikëqyrjes elektronike në Ministrinë e Drejtësisë, por nga bashkimi i operatorëve, të cilët ia kishin shitur institucionit.
Pas denoncimit të këtij rasti në gusht të këtij viti, ish- ministri teknik Bardhi urdhëroi fikjen e shërbimit të mbikëqyrjes elektronike për gati 90 persona që mbanin byzylykët, pasi ishin evidentuar raste që personat e kishin hequr byzylykun pa u konstatuar nga salla e mbikëqyrjes./CNA.al



